Del FOTO-ja e agjentit të AMP, Muçi Shaljani shoqëronte krahun e djathtë të Shullazit

Personi që shihni në foto është Muçi Shaljani (Sheqeri), agjent i AMP i cili mbeti i plagosur gjatë atentatit të sotëm ndaj Gilmando Danit në Rinas.

40-vjeçari ishte emëruar si agjent në Agjencinë e Mbikqyrjes Policore, që prej shtatorit.

Shaljani po shoqëronte me makinë të blinduar Gilmando Danin, krahun e djathtë të Emiljano Shullazit, pasi Dani sapo ishte kthyer në Shqipëri në aeroportin e Rinasit.

Shaljani drejtonte automjetin në pronësi të Elvis Kosovës, ndërsa Dani ishte pasagjer, kur drejt tyre u hap zjarr me breshëri kallashnikovi te rrethrrotullimi i Rinasit.

Gilmando Dani sot kishte ardhur në Shqipëri nga Barcelona dhe u vra vetëm disa minuta pasi kishte hipur në makinë.

Më pas, efektivët e policisë arritën me vështirësi të thyenin xhamin e makinës nga ana e shoferit, duke përdorur sende të forta, për të hapur më pas derën.

Nga pamjet e publikuara duket shoferi i cili nuk lëviz dhe viktima dallohet me trupin e anuar në brendësi të makinës, nga ana e shoferit dhe me kokën poshtë.

Next