“Duart, sikur ishin të ndara nga trupi i tij”/ Venat e fryra në dorë, ngjallin spekulime të reja për shëndetin e Putin

Spekulime të reja lidhur me shëndetin e presidentit rus, Vladimir Putin janë përhapur ndërsa në rrjetet sociale po qarkullojnë disa foto. Në këto foto duket Putin i cili shtrëngon dorën me një grua por venat e fryra kanë tërhequr vëmendjen.

Imazhet kanë nxitur spekulime të reja se Putini është rëndë i sëmurë. Edhe më parë janë ngritur spekulime se Putin është i sëmurë duke listuar nga sëmundja e Parkinsonit e deri te kanceri. Një ish-këshilltar në Ministrinë e Brendshme të Ukrainës, Anton Gerashchenko gjithashtu theksoi se diçka nuk shkon me duart e Putinit.

Në nëntor 2024, duart e Putinit ishin objekt spekulimesh. Gerashchenko postoi një video ku sipas tij presidenti rus nuk i lëvizte duart dhe dukeshin sikur ishin të ndara nga trupi i tij.

Në tetor 2024, Kremlini tha se Putini nuk kishte probleme shëndetësore pasi nuk u shfaq në publik për dy javë. Gjithashtu tha se Putini kishte vizituar një spital në Moskë për analiza mjekësore.

Next