EMRI/ Atentati mafioz në Rinas, zbulohet identiteti i viktimës, pjesëtar i grupit të …

Detaje të reja dalin lidhur me atentatin mafioz që u regjistrua mesditën e sotme te rrethrrotullimi ne afërsi të aeroportit të Rinasit.

Persona ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri ndaj makinës ku ndodhej viktima Gilmando Dani dhe i plagosuri.

Nga atentati mafioz mbeti i vrarë shoferi i mjetit, ndërsa pasagjeri mbeti i plagosur.

Mësohet se viktima Gilmando Dani është krahu i djathtë i grupit kriminal të Emiliano Shullazit, ndërsa i plagosuri është pasagjeri me mbiemër Muça.

Gazetarja Xhensila Kodra raporton se viktima person me precedent penal kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu dhe se makina me të cilën ai qarkullonte ishte e blinduar.

Next