U qëllua me breshëri drejt një automjeti, detaje nga atentati në Rinas ku u vra një person! Momenti kur thyhet me leva xhami i makinës (Video)

Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me atentatin me armë zjarri në Rinas, ku raportohet se një person është vrarë dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.

Mësohet se persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të një makinë tjetër, ku ndodheshin dy persona.

Për fat të keq, njëri nga mbetur i vrarë, ndërsa tjetër është plagosur dhe ndodhet në spital.

Në këto pamje të siguruara nga Panorama Online, shihet momenti kur një person thyen me leva xhamin e makinës që u qëllua, me qëllim për t’i ardhur në ndihmë personave që ndodheshin brenda mjetit.

Policia dhe grupi hetimor kanë ngritur pika kontrolli me qëllim indeksimin dhe kapjen e autorëve.

Next