Një futbollist me njgyrë i skuadrës së Burrelit, Arnold Kwaku Siaw, ka rënë pre e talljeve raciste gjatë një emisioni të RTSH.
Nuk dihet nëse për shkak të fokusit të gabuar mbi pigmentin e lëkurës së tij apo paisjeve difektoze elektronike, kur futbollisti u shfaq për tu intervistuar në emisionin “Super Gol”, figura e tij nuk arrinte të dallohej.
Në studio plasi e qeshura mes drejtueses Hygera Sako dhe 3 panelistëve Ardi Behari, Gert Haxhiu dhe Klajdi Kola.
Aq e rëndë u bë situata sa klubi i KF Burrelit u detyrua të reagojë në faqen e vet në Instagram, duke shkruar: “Në një emision televiziv sportiv, u bë një akt i turpshëm bullizmi dhe talljeje ndaj lojtarit tonë Siaw, i cili me profesionalizëm e përulësi po përfaqëson me nder Burrelin.”
Kulmi në emision arriti kur pasi futbollisti nuk po arrinte të shquhej në ekran, i ftuar Gert Haxhiu, plasi batutën: “Faleminderit RTSH-së që në momentet e fundit na e e zbuloi] sepse dukej si rrëfimet e atyre njerëzve që nuk duan të flasin”.
Duke dashur të ndrëqe aq sa mund të shpëtohej nga ky shpërthim i hapur racizmi drejtuesja Hygerta Sako u mundua të shpëtojë aq sa mund të shpëtohej, duke thënë se “e kishte fajin LED-i i RTSH-së”.
Kjo e ka bërë edhe trajnerin e Burrelit, Samuel Nikaj të ragojë:“Disa humbasin gjithçka për të ruajtur dinjitetin. Të tjerë fitojnë gjithçka, por e shesin shpirtin për një vend në tavolinë”.
