Atentati i djeshëm e la të plagosur me 10 plumba, Muçi Shaljani i intubuar në reanimacion

Mustafa Sheqeri alias Muçi Shaljani, shoferi i mjetit që u qëllua me breshëri plumbash, nga ku mbeti i vdekur Gilmando Dani, vazhdonë të ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Burime për mediat bëjmë me dije se ai është i intubuar në reanimacion. Muçi Sheqeri Shaljani, ka marrë 10 plumba 2 prej të cilëve në kokë.

Ai po ashtu dyshohet se është punonjës i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore. Burime për Neësbomb konfirmojnë se Shaljani prej tre muajsh ishte futur në AMP.

Atentati me armë ditën e djeshme pranë aeroportit ka tronditur mbarë opinionin publik.

Next