Atentati në Rinas ku mbeti i vrarë Gilmando Dani/ Mori dy plumba në kokë, Muçi Shaljani i intubuar në reanimacion

Vijon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore Mustafa Sheqeri, i njohur ndryshe si Muçi Shaljani pasi mori 10 plumba, 2 prej të cilëve në kokë.

40-vjeçari, i cili ndodhet i intubuar në reanimacion, mbeti i plagosur rëndë në atentatin e ndodhur ditën e djeshme në zonën e Rinasit, ku humbi jetën 47-vjeçari Gilmando Dani.

Sipas burimeve spitalore, Sheqeri ndodhet i intubuar në repartin e reanimacionit, nën kujdesin e mjekëve. Ai ka marrë 10 plumba, ndër to 2 në kokë dhe disa të tjera në pjesë të ndryshme të trupit. Mjekët po bëjnë përpjekje të vazhdueshme për t’i shpëtuar jetën, ndërsa gjendja e tij mbetet kritike dhe e paqëndrueshme.Ngjarja e rëndë ndodhi pasi automjeti ku udhëtonin Gilmando Dani dhe Mustafa Sheqeri u qëllua me breshëri plumbash nga persona ende të paidentifikuar. Të dy sapo ishin kthyer nga Barcelona.

Sipas burimeve spitalore, Sheqeri ndodhet i intubuar në repartin e reanimacionit, nën kujdesin e mjekëve. Ai ka marrë 10 plumba, ndër to 2 në kokë dhe disa të tjera në pjesë të ndryshme të trupit. Mjekët po bëjnë përpjekje të vazhdueshme për t’i shpëtuar jetën, ndërsa gjendja e tij mbetet kritike dhe e paqëndrueshme.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasi automjeti ku udhëtonin Gilmando Dani dhe Mustafa Sheqeri u qëllua me breshëri plumbash nga persona ende të paidentifikuar. Të dy sapo ishin kthyer nga Barcelona.

Next