Autorët që ekzekutuan Glimando Danin nuk kanë vepruar të vetëm, por dyshohet se janë ndihmuar edhe nga persona të tjerë, të cilët kanë qëndruar me dy makina.
Gazetarja e News24, Xhensila Kodra raporton se ata kanë pasur rolin e informatorit.
Po ashtu, nga këqyrja e kamerave të sigurisë rezulton është fiksuar itinerari që ka ndjekur makina, por nuk identifikohen dot autorët, që sic thotë gazetarja Kodra ishin 4.
“Burime nga grupi hetimor që po këqyrin kamerat e sigurisë ka rezultuar se makina Toyota që ishte e autorëve ka ardhur disa orë para se të ndodhte ngjarja nga zona e Niklës dhe sërish është larguar andej, ku me pas u dogj në fshatin Halil. Kamerat kanë filmuar lëvizjen e automjetit, por nuk kanë fiksuar fytyrat e autorëve”, tha Kodra.
“Gëzhojat e gjetura i përkasin të katër armëve të zjarrit që janë sekuestruar nga policia, konkretisht tre kallashnikovë dhe një pistoletë. Në makinë kanë qënë katër persona, tre kanë qenë qitësit dhe njëri ka qenë shoferi. Njëri nga qitësit ka qëlluar me dy armë të ndryshme. Brenda makinës në momentin që ka qëlluar duke ecur paralele me makinën e Danit dhe më pas pasi kanë ndaluar në rreth, njëri prej autoreve ka zbritur me pistoletë në dorë dhe ka qëlluar ndaj Gilmando Dani”, tha Kodra.
