E FUNDIT/ Me uniformë POLICIE dhe kallash në dorë godet me breshëri Gilmando Danin/ Publikohet VIDEO e ekzekutimit MAFIOZ në Rinas!

Janë publikuar pamjet e ngjarjes së rëndë të ndodhur ditën e djeshme në aeroportin e Rinasit, ku një antentat mafioz la të vdekur në vend Gilmando Danin si dhe plagosi Muçi Shaljanin, efektiv të AMP.

Sipas videos së publikuaranga “shteg.org”, atentati ndaj Gilmando Danit, një emër i njohur për lidhjet e tij me botën e krimit, ka ndodhur rreth orës 14:20 të 11 nëntorit 2025.

Persona të paidentifikuar hapin zjarr me breshëri kallashnikovi, në drejtim të automjetit ku ndodhej viktima, i sapoardhur nga Spanja.

Pamjet tregojnë se ndaj mjetit është qëlluar në tre momente të ndryshme, ndërsa autorët, të maskuar dhe të veshur me uniforma që ngjajnë me ato të policisë, e kanë ndalur makinën në vend.

Njëri prej tyre shihet teksa zbret, rimbush armën dhe qëllon sërish në drejtim të Danit, i cili ndodhej në sediljen e pasagjerit.

LEXO EDHE: Nga Vajdin Lame e deri te përplasjet me grupin e Niklës, ish-komandanti i FNSH-së reagon fort pas vrasjes së Gilmando Danit: I njoh të gjithë, jemi shitur e blerë si brekë në treg!

Vetëm dy minuta pas atentatit, një autokolonë prej katër automjetesh zyrtare kalon pranë vendit të ngjarjes, sipas pamjeve të siguruara nga e njëjta burim.

Pas të shtënave, autorët janë larguar me shpejtësi në drejtim të Fushë-Krujës, ndërsa kalimtarë të rastit janë afruar për të ndihmuar personat brenda makinës.

Ajo që bie në sy është se në atë moment ka pasur edhe lëvizje të shumta të qytetarëve me makina të ndryshme, por për fatin e mirë asnjëri prej tyre nuk është qëlluar nga plumbat.

Next