“KAYO, kompani e përfshirë në afera korruptive”- Klevis Balliu “gozhdon” ministrin e Mbrojtjes: Keni bërë dy tendera me vlerë 10 milionë euro me firmë të Ballukut, kontrata fiktive për të vjedhur para

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka “gozhduar” ministrin e Mbrojtjes, Piro Vengu në lidhje me tenderat që i janë dhënë kompanisë KAYO.

Në Komisionin e Punëve të Brendshme, Balliu i është drejtuar Ministrit të Mbrojtjes, Piro Vengu, duke nxjerrë në pah pretendime për abuzime dhe afera korruptive lidhur me kontratat e dhëna kompanive që lidhen me shoqërinë KAYO dhe sipas tij me kompaninë Timak Defence.

Deputeti tha se Timak Defence është e pompuar nga qeveria dhe së bashku me KAYO, kanë formuar strukturën që po përfitojnë nga këto kontrata fiktime me qellim per te vjedhur. .

Balliu ngriti gjithashtu dyshime për vlerën e aksioneve të kompanisë, duke shtuar se “Timak është një kompani që shet aksionet për 450 euro”.

Klevis Balliu: Duke dëgjuar relacionin edhe Amerika do na kishte zili. Ju thoni që kemi kaluar mesataren e kërkuar nga NATO, ndërkohë që ajo është një mashtrim me shifra, sepse aty keni futur edhe emergjencat civile, ku vendet anëtare të NATO-s nuk e kanë në projektbuxhetin e mbrojtjes, e keni shtuar për të thënë se kapëm edhe këtë pikë.

Ju deklaruat për KAYO-n, zoti ministër, KAYO më shumë se një shoqëri që do na zgjidhë punë, duket një shoqëri që është e përfshirë në afëra korruptive. Unë po ju tregoj dy tendera që keni bërë për KAYO, njëra 4 milionë euro e bërë në datën 3.11.2025 dhe tjetra 28.10.2025 për 6 milionë euro. Shoqëria që ka marrë këtë është “Timak Defence”. Kjo kompani është e pompuar nga qeveria që bashkë me KAYO kanë krijuar këtë shoqëri që ju u jepni tenderin sipas VKM që ka dhënë Belinda Balluku.

Kompania Timak është një kompani që shet aksionet për 450 euro. Unë nuk e di nëse ka sens që të shesësh aksione të një kompanie me xhiro miliona euro dhe merr tendera miliona euro?! Kjo kompani do merret me prodhimin e armëve. Kjo kompani që bën këto kontrata fiktive. Kjo është për tu hetuar, jo për ti dhënë tendera miliona euro. Siguria e vendit nuk zgjidhet me afera korruptive.

Next