Këto janë pamjet e aksidentit të rëndë të ndodhur pak çaste më parë në Vlorë, ku policia po tenton të nxjerrë 5 të rinjtë nga makina tip “Benz” e cila ra në kanal.
Ata kanë qenë duke udhëtuar nga fshati Akërni për në Vlorë, dhe në kthesë kanë përfunduar në kanal.
Të rinjtë, pasi u nxorën nga automjeti, po dërgohen në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit.
