Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Turqinë dhe rajonin. Një Aeroplan ushtaraka mallrash C-130 është rrëzuar në lindje të Gjeorgjisë, duke shkaktuar vdekjen e 20 ushtarëve turq që ndodheshin në bord.
Lajmin e konfirmoi Ministria Turke e Mbrojtjes, e cila publikoi edhe emrat dhe fotot e viktimave.
Sipas autoriteteve turke, nuk ka të mbijetuar nga ngjarja tragjike. Ky konsiderohet incidenti më vdekjeprurës për ushtrinë turke që nga viti 2020.
Avioni ishte nisur nga Ganja, në Afganistanin perëndimor, me destinacion Turqinë, por është rrëzuar menjëherë pasi ka hyrë në hapësirën ajrore të Gjeorgjisë.
Mbetjet e avionit janë gjetur disa kilometra larg kufirit me Azerbajxhanin, ndërsa videot amatore të publikuara në rrjete sociale tregojnë momentin dramatik të rrëzimit.
Presidenti Rexhep Tajip Erdogan i quajti viktimat “dëshmorë”, ndërsa udhëheqësit e Azerbajxhanit dhe Gjeorgjisë, si dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, shprehën ngushëllimet për Turqinë.
Edhe ambasadori amerikan në Ankara, Tom Barrack, deklaroi se SHBA qëndron pranë Turqisë pas kësaj fatkeqësie. Ndërkohë, autoritetet gjeorgjiane kanë nisur një hetim për të zbuluar shkaqet e rrëzimit.
Avionët C-130 Hercules, të prodhuar nga kompania amerikane Lockheed Martin, janë përdorur që prej viteve ’50 dhe mbeten një nga mjetet më të besueshme të transportit ushtarak në botë.
