42 persona kanë humbur jetën, pasi varka e tyre me emigrantë u përmbys në Mesdhe.
Vetëm 7 persona kanë arritur të mbijetojnë pas gjashtë ditësh të humbur në det, kjo sipas njoftimit të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin.
Sipas dëshmive të të mbijetuarve, varka prej 49 persona në bord, me vetëm dy prej tyre gra, u përmbys vetëm gjashtë orë më vonë.Të mbijetuarit, nga Sudani, Nigeria, Kameruni dhe Somalia, u gjetën pas gjashtë ditësh nga një mision shpëtimi libian pranë Fushës së Naftës al-Buri.
“Tragjikisht, 42 persona mbeten të zhdukur dhe supozohet se kanë humbur jetën, përfshirë 29 nga Sudani, tetë nga Somalia, tre nga Kameruni dhe dy nga Nigeria”, deklaroi Organizata Ndërkombëtare për Migracionin.
Kjo tragjedi e rrit numrin e viktimave në rrugën qendrore të Mesdheut në mbi 1,000 vetëm këtë vit, sipas të dhënave të Projektit të emigrantëve të zhdukur. Vetëm pranë brigjeve të Libisë, 527 persona kanë humbur jetën që nga fillimi i vitit 2025.
Sipas mediave te huaja , gjatë periudhës janar–tetor, rreth 59,000 emigrantë kanë tentuar kalimin drejt Evropës, një numër në rritje ndërsa rrugët tokësore drejt BE-së janë bërë gjithnjë e më të vështira.
