Vrasja në Rinas/ Plumbat goditën edhe makinën e një personi që priste nënën në aeroport (Foto)

Të tjera detaje dalin në dritë nga atentati i djeshëm në Rinas ku u vra Gilmando Dani dhe u plagos rëndë Mustafa Shaljani (Sheqeri).

Raportohet se plumbat e atentatit kanë prekur edhe makinën tip “Passat” të një qytetari që ishte i parkuar aty pranë.

Sipas fotos së siguruar nga deputetit demokrat, Besart Xhaferi, automjeti i përkiste një anëtari të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, i cili ndodhej në makinë në momentin e atentatit, ndërsa priste nënën e tij që po kthehej nga Spanja me të njëjtin avion që vinin në Tiranë, 47-vjeçari Gilmando Dani dhe 40 vjeçari Muçi Shaljani Sheqeri.

“Kam folur me të. Ka qenë brenda në makinë, është shumë i tronditur. Fatmirësisht ka shpëtuar, por imagjinoni çfarë t’i thuash një të riu pas kësaj ngjarjeje, që ka shpëtuar për fije, për disa centimetra. Makina e tij është goditur nga katër plumba.

Falë Zotit nuk pati viktima të tjera, Zoti i shpëtoi njerëzit që ndodheshin aty pranë,” – deklaroi deputeti Xhaferi në emisionin “Now” në Euronews.

Next