Vrave Fatos Nanon dhe i zure vendin”, Edi Rama s’e lë Sokol Ballën të bëjë pyetjen: S’kam një bir që t’më vrasë …

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për emisionin “Real Story” ka folur jo vetëm për Erion Veliajn por biseda u rikthye edhe tek babai i tij politik, Fatos Nano i cili u nda nga jeta pak kohë më parë.

Kreu i qeverisë u shpreh se këtë e ka deklaruar edhe herë të tjera ndërsa gazetari Sokol Balla i tha se që prej vitit 2005 është babai politik i PS.

Edi Rama tha se s’ka një bir që ta “vrasë” për momentin.

Sokol Balla: Më lejoni, ju në fjalimin tuaj e pranuat që ai kishte qenë babai juaj politik, siç keni pranuar që ju ishit i biri që politikisht vrau babain për t’i zënë atij vendin. Pyetja ime është që tani që ju jeni kryetar i PS që prej 25 tetorit 2005, kam patur fatin t’iu bëj intervistën e parë atëherë menjëherë pas kongresit, pra pas 20 vitesh ju jeni babai politik i PS-së.

Edi Rama: S’e kam një bir që të më ‘vrasë’ për momentin.

Sokol Balla: Keni apo s’keni.

Edi Rama: Jo s’e kam një bir politik që të më vrasë për momentin flas.

Sokol Balla: Pse ku është?

Edi Rama: S’e kam.

Next