Aksident i rëndë në aksin Vorë-Tiranë, raportohet për viktima

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin Vorë–Tiranë.

Specialistët e qarkullimit rrugor njoftojnë se rreth orës 05:20, drejtuesi i një automjeti, E. K., 43 vjeç, ka përplasur një këmbësore, N. M., 64 vjeçe, e cila po tentonte të kalonte trafikndarësen.

Pavarësisht ndërhyrjes mjekësore, 64-vjeçarja nuk arriti të mbijetojë dhe ndërroi jetë në spital.

Drejtuesi i mjetit është arrestuar, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Next