Berisha: Gilmando Dani badigard i Blendi Gonxhes, reagon ministri: Gënjeshtra, do ta provosh në gjykatë..

Prej dy ditësh, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj ministrit Blendi Gonxhja, duke thënë se Gilmando Dani, që u vra në Rinas ka qenë badigard i Blendi Gonxhes.

berisha gonxhja

Po sipas Sali Berishës, agjenti i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Muçi Shalajni, i cili mbeti i plagosur ka financuar fushatën e ish ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha.

“Është fakt se Muç Shaljani është financues i fushatës së Ervin Hoxhës, ndërsa Gilmando Dani badigard i Blendi Gonxhes! Në Shqipëri, kufiri mes bandës dhe qeverisë është zhdukur prej kohësh, janë një dhe e njëjta gjë”, ka deklaruar Berisha.

berisha

Por këto pretendime u hodhën poshtë nga ministri Blendi Gonxhja, i cili paralajmëron se do ta hedhë në gjyq Sali Berishën.

Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit thotë se personin në fjalë, Gilmando Danin, as e njeh dhe as e ka parë ndonjëherë. 

“Fake News Lajm i Rremë Gënjeshtra Sot Saliu llomoit se paskam patur “badigard” (truproje) dikë që as e njoh dhe as e kam parë ndonjëherë – dhe që emrin e këtij subjekti e mësoj si shumica e njerëzve nga kronika!

Para 2 ditësh dilja i financuar (me rregull treshi në fushatë) sipas Saliut nga subjekti në fjalë! S’reagova sepse supozova se qe roitje, meqë po pardje ia bëri krah të djathtë Ervin Salijanjit subjektin, mosha, kushedi… U pa puna – do provosh në gjykatë secilin element akuze publike Sali! 81 vjeç, e s’tu zbardh dot kurrë katrani…”, shkruan Gonxhja.

gonxhja postim

 

 

  • Beta

Beta feature

Next