Rrugët përfundimtare drejt Kupës së Botës FIFA 2026 për të gjitha skuadrat, përpos atyre që kualifikohen direkt si vendi i parë në grup në elimimnatore, do të jenë skuadrat që do të dalin fituese nga Play-off-i.
Për përballjet e kësaj faze do të hidhet një short më date 20 të këtij muaji kur do të përfundojnë të gjitha ndeshjet e fazës eliminatore të grupeve.
Shortet do të hidhen njëra pas tjetrës, me shortin për turneun Play-Off të Kupës së Botës FIFA 2026 që fillon në orën 13:00.
Në play-off-in Europian do të jenë 12 ekipet e vendeve të dyta të fazës së grupeve në eliminatore edhe katër fituesit më të mirë të Ligës së Kombeve të UEFA-s. 16 ekipet që hyjnë në garë do të ndahen në katër vazo, me nga katër ekipe në secilën prej tyre.
Ndeshjet eliminatore do të luhen në gjysmëfinale me një ndeshje të vetme, të ndjekura nga finale me një ndeshje të vetme për të përcaktuar katërshin finalist të Evropës për Kupën e Botës FIFA 2026.
Për të siguruar që të dy shortet të mund të zhvillohen në përputhje me procedurat përkatëse të shortit, edicioni i ardhshëm i Renditjes Botërore të FIFA-s do të publikohet të mërkurën, më 19 nëntor 2025.
Botërori i edicionit të 23-të do të ketë 48 ekipe, numri më imadh ndonjëherë që është kualifikuar për një fazë finale botërore do të jetë ky edicion që do të zhvillohet në Kanada, Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara nga e enjtja, 11 qershor deri të dielën, më 19 korrik 2026./Top Channel
