Kthjellime dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit për sot dhe sa do të shkojnë temperaturat

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era fiton shpejtësi deri në 9 m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do te jetë i forcës 1-2 ballë.

Next