Ben Blushi ishte së fundmi i ftuar në programin “Mirëmbrëma Yje”, me Arbana Osmanin, ku foli për promovimin e librit të tij më të ri. Gjatë intervistës, biseda mori një kthesë të papritur, teksa ata kujtuan eksperiencat e përbashkëta në Top Channel.
Në një moment Arbana i drejtohet Blushit me një pyetje të drejtpërdrejtë, se cilin do të preferonte si drejtues të një formati reality, atë apo Ledion Liçon?
Përgjigja e Blushit solli surpriza dhe prapaskena të panjohura rreth edicionit të “Big Brother VIP”, duke deklaruar:
“Sigurisht ty. Je më e mira për këtë format. Më vjen keq që nuk e prezanton ‘Big’-un. Ata donin Ledionin, por unë nuk pranova. Vura veton për ty, dhe besoj se kam bërë gjënë e duhur.”
Deklarata bëri menjëherë bujë në rrjetet sociale, duke hapur diskutime të shumta rreth vendimeve të marra në prapaskenat e televizionit.
