“Poshtë komunizmi”/ Rama ironizon komuentuesit: Sa të jenë këto tipat idiotë…

Kryeministri Edi Rama në takimin e sotëm në njësinë nr.2 në Tiranë, nuk i ka kursyer batutat ndaj komenteve në rrjetet sociale.

“Kam marrë disa komente nga Facebook. Njëri thotë ‘fiks si mbledhjet e Enverit, poshtë komunizmi’. Sa të jenë këto tipat, komunizmi do vijojë të jetë në pushtet.

Idiot komplet,” tha Rama, duke shtuar me ironi: “Do fillojnë tani të thonë ‘bobo çfarë i the’, por çfarë t’i them tjetër?”.

Kreu i qeverisë komentoi edhe një tjetër koment nga rrjetet sociale, ku thuhej se “janë mbledhur gjithë pleqtë e PS”.

“Na marrin të keqen se shikon sa vajza dhe djem ka këtu. Këto që shkruajnë e kanë me lumen. Lumja si yll bote, ka vite atje as nuk dihet sa vjeç është dhe nuk e di si jeton. Por unë di, që kur e kam njohur Lumen, ajo është po ajo që ka qenë”-, tha Rama.

Next