“The Bolde”/ Shqipëria, destinacion turistik që duhet vizituar patjetër

Media e njohur amerikane, “The Bolde” i ka kushtuar Shqipërisë një artikull të veçantë.

Në shkrimin e bërë nga Piper Ryan, theksohet se falë vijës bredgetare mahnitëse, historisë, arkeologjisë, peizazheve dhe kuzhinës tradicionale, ky vend i vogël në Europë ofron një mori përvojash të rralla për të gjithë turistët.

Artikulli:

Shqipëria, një vend i vogël në Evropë, po shndërrohet në një destinacion që duhet vizituar me patjetër.

Falë vijës bregdetare mahnitëse, maleve të thepisura dhe historisë së pasur, ajo ofron një mori përvojash për turistët.

Kryeqyteti, Tirana, është një qytet i gjallë me ndërtesa shumëngjyrëshe ku dominon arti.

Bëni një udhëtim në rrënojat e lashta të Butrintit, një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, ose relaksohuni në plazhet e pastra të Rivierës Shqiptare.

Peizazhet e paprekura të vendit e bëjnë atë një parajsë për adhuruesit e natyrës. Kuzhina shqiptare është një ndërthurje e shijeve mesdhetare dhe ballkanike.

Ju do të gjeni një shumëllojshmëri gatimesh me prodhime deti të freskëta përgjatë bregdetit, ndërsa gjellët e shijshme janë të njohura në zonat malore.

Provoni byrekun, të mbushur me djathë ose mish, dhe shoqërojeni me një gotë raki vendase. Mikpritja e vendit është legjendare, me vendasit të etur për të ndarë traditat e tyre me vizitorët.

Qoftë duke eksploruar vende historike apo duke shijuar gatimet vendase, Shqipëria ofron një përvojë të vërtetë udhëtimi.

Next