Dy të rinj kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e një sulmi brutal me sende të forta që ka ndodhur mesditën e djeshme në qendër të Konispolit.
Bëhet fjalë për një maturant dhe kushërirën e tij 12 vjeçare, të cilët janë dhunuar me shkopa bejsbolli.
Pamjet janë publikuar në rrjetet sociale dhe tregojnë qartë momentin kur maturanti dhe kushërira e tij e mitur ndodheshin në makinë dhe aty janë afruar katër persona, që nisin t’i qëllojnë menjëherë.
Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit dhe ka kalimtarët janë terrorizuar nga dhuna, ndërkohë që Policia ka njoftuar se ka referuar materialet në Prokurori.
Të katër të rinjtë janë nga fshati Shëndëlli dhe kanë goditur me egërsi të riun dhe të miturën, duke ju shkaktuar plagë të shumta në trup dhe në kokë, shkaktuar nga shkopinjtë e bejsbollit./voxnews.al
Video tronditëse nga Konispoli:
