“U qëllua 6 herë, dyshime për konflikte me ortakët”/ Atentati ndaj biznesmenit në Elbasan, gazetarja raporton detaje

Gazetarja Klodiana Lala ka ndarë detaje të reja lidhur me atentatin e së dielën ndaj biznesmenit në Elbasan. E ftuar në një emision televiziv, Lala tregoi se ndaj biznesmenit Mëhalla u qëllua gjashtë herë me plumba, teksa autori iu afrua te vendi i shoferit.

Lala shtoi se deri më tani është gjetur një pistoletë e llojit Beretta, që mendohet të jetë përdorur në ngjarje. Sipas gazetares, hetuesit po dyshojnë se pas atentatit lidhen konflikte personale ose probleme me ortakët.

“Ka patur shumë raportime për këtë ngjarje. Ditën e sotme është më e qartë, pas kqyrjes së kamerave. Një automjet tip Audi, i gjetur sot i djegur, në pronësi të një prej kompanive të viktimës, është përdorur nga autori i dyshuar. Personi ka pritur derisa Mond Mëhalla ka zbritur nga zyra e tij. Kur ka zbritur në afërsi të karburantit, që e kishte në pronësi, automjeti Audi i është afruar dhe një moment shfaqet një person që zbret nga vendi i shoferit, ka një kapuç në kokë dhe i afrohet te vendi i shoferit Mond Mëhallës, pasi sapo kishte hyrë në makinë. Ai ka tentuar të ecë indietro, por autori e ka qëlluar gjashtë herë. Më pas është larguar për të djegur automjetin.

Automjeti ka qenë në pronësi të kompanive të vetë Mondi Mëhallës, në njëfarë mënyrë ka orienuar grupin e hetimit për të marrë në pyetje punonjësit e kompanisë, ortakët dhee ish ortakët.

Pak minuta përpara, policia e Elbasanit po kryen veprime hetimore në Lezhë, është identifikuar një person që ka drejtuar automjetin Audi gjatë ditëve të fundit, është identifikuar në Rrugën e Kombit. Nardi Gjoni quhet personi, do të pyetet në lidhje me lëvizjet e ditëve të fundit, se kur e ka marrë automjetin, e me rradhë.

Është gjetur një pistoletë Beretta dhe mendohet të jetë përdorur në ngjarje.

Hetuesit po dyshojnë, që tek një konflikt personal, te problemet që mund të ketë patur me ortakët, pasi ka patur edhe hetim. Deri te përplasja e grupeve për trafikun e drogës. Hetuesit kanë automjetn e përdorur në ngjarje dhe po përpiqen të shkojnë te personi që e ka përdorur, me shpresë së do të shkojnë te ekzekutori”,- deklaroi Lala.

Next