Gjykata Kushtetuese do të mblidhet sot për të shqyrtuar ankimimin e qeverisë për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut si ministre dhe zëvendës kryeministre me vendim të GJKKO.
Vendimi duhej të ishte marrë disa ditë më parë, por shqyrtimi i kërkesës u shty për më 2 dhjetor.
Pritet që më së pari, Gjykata Kushtetuese t’i japë një përgjigje kërkesës së kryeministrit Rama i cili, fillimisht do që Belinda Balluku të rikthehet në detyrë dhe pezullimi i saj të rrëzohet.
Kujtojmë që Këshilli i Ministrave ankimoi vendimin e Gjykatës së Posaçme për pezullimin nga detyra të zv/kryeministres dhe ministres të Infrastrukturës dhe Energjisë, pasi sipas Ramës ndërhyn drejtpërdrejtë në kompetenca e 3 organeve të shtetit, kryeministrit; Presidentit dhe Kuvendit.
Gjykata e Posaçme pezulloi nga detyra zv/kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, duke i ndaluar gjithashtu të drejtën për të dalë jashtë vendit.
Ajo është marrë pandehur për procedurat në tenderin e tunelit të Llogorasë dhe është nën hetim për tenderin e lotit 4 të Unazës së Madhe.
Në të dy rastet dyshohet se fituesi është paracaktuar. Prokuroria e posaçme ka bërë të ditur se po heton dhe një sërë procedurash të tjera prokurimi.
