EMRI/ Sherri nisi për një vajzë, kush është 35-vjeçari që u dhunua në Lezhë! Autorët e nxorën me forcë nga makina dhe e goditën me shkop bejsbolli!

Petrit Pepkola është 35-vjeçari që u dhunua sot me sende të forta në Lezhë.

Burime për Panorama Online bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në afërsi të një pike karburanti, në aksin rrugor Lezhë–Rrilë.

Dyshohet se shkak për sherrin mes 35-vjeçarit dhe autorëve të ketë qenë një vajzë.

Mësohet se Pepkola është nxjerrë me forcë nga automjeti me të cilin udhëtonte dhe më pas është goditur me mjete të forta ( shkopa bejsbolli) nga autorët.

Fillimisht ai është dërguar në urgjencën e spitalit të Lezhës, ku ka marrë ndihmën e parë dhe më pas është dërguar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.

Sipas burimeve gjendja e tij është e rënduar. Ndërsa autorët janë ende të pa identifikuar.

I dhunuari në deklaratën e parë ka thënë se nuk i ka njohur autorët.

Sipas burimeve, Peploka nuk është person i skeduar dhe policia po heton për ndonjë konflikt të fundit.

Po këqyren gjithashtu kamerat e sigurisë të bizneseve për të pare lëvizjet e mundshme te autorit/ëve.

Njoftimi i Policisë

Lezhë / Informacion paraprak

Rreth orës 17:40, në vendin e quajtur pranë “Kryqëzimit të Rrilës”, Lezhë, disa shtetas ende të paidentifikuar kanë goditur me mjete të forta shtetasin P. P., rreth 35 vjeç.

Ky shtetas është transportuar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë më të specializuar dhe, paraprakisht, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.

Next