Hyrja e banores së “Big Brother VIP Kosova”, Dolce, në “Grande Fratello” ka qenë lajmi kryesor në mediat italiane, të cilat e kanë cilësuar atë si një bukuroshe “eksplozive” dhe “joshëse”.
Gazetat theksojnë se banorët meshkuj mbetën “gojëhapur” dhe “të shtangur” kur panë klipin e saj hyrës, duke shfaqur admirim të menjëhershëm. Një tjetër pikë e fortë ishte zbulimi i aftësive gjuhësore; moderatorja Simona Ventura theksoi se Dolce flet rrjedhshëm italisht, çka do ta bëjë integrimin e saj shumë të lehtë në shtëpi.
Por, ky transferim nuk kaloi pa kritika. Media të tilla si Quotidiano e përdorën hyrjen e saj për të kritikuar formatit italian, duke sugjeruar se ajo “nuk është e mjaftueshme për t’i dhënë jetë të re një programi që është gjithnjë e më i lodhur”, duke e parë lëvizjen si një përpjekje strategjike për të rritur shikueshmërinë.
Ndërkohë, blogjet italiane kanë bërë detyrën duke zbuluar romancën e saj me Edin në Kosovë dhe “shakanë” që produksioni luajti me largimin e saj të detyruar, duke e vendosur Dolcen menjëherë në qendër të vëmendjes.
