Incident i rrezikshëm në Shkodër, shpërthen ngrohësja e gazit në një lokal! Klientët ikin të alarmuar (Video)

Një incident i rrezikshëm ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në Pedonalen e Shkodrës, ku ka shpërthyer një ngrohëse gazi në një lokal.

Raportohet se në momentin kur shpërtheu ngrohësja e gazit, lokali ishte i mbushur me klientë, të cilët janë larguar të alarmuar.

Në videon e publikuar nga JOQ, flakët vijojnë, teksa digjen edhe disa tavoline dhe karrige.

Ky incident vë në pikëpyetje sigurinë që ofrojnë bombolat e gazit, të cilat janë përhapur masivisht për ngrohje gjatë dimrit.

Next