“Më ke frymëzuar…”/ Keisi poston MESAZHET me Stresin, zbulon…

Reperi i njohur, Stresi, ka zgjedhur t’i japë fund zhurmës së përditshme dhe të fokusohet vetëm te krijimtaria e tij. Duket se ai aktualisht është duke u marrë me projektet e reja muzikore.

Një frymëzim i veçantë për Stresin ka ardhur nga ish-partnerja e tij, Keisi. Kjo e fundit ka ndarë me ndjekësit një bisedë private mes tyre në “WhatsApp”, ku reperi i dërgon tre demo të reja muzikore dhe i tregon se ato janë frymëzuar nga ajo.

“Tek të treja këngët më ke frymëzu,” – ka shkruar Stresi, duke treguar hapur ndikimin e Keisit në këtë krijimtari.

Keisi ka pritur me humor këtë dedikim dhe ka bërë një shaka në lidhje me emrin e saj, duke thënë se në një nga këngët e ka dëgjuar të përmendet.

Kjo bisedë konfirmon se, edhe pse tashmë të ndarë, ata kanë mbetur miq të ngushtë dhe vazhdojnë të mbështesin njëri-tjetrin. Tani mbetet vetëm të presim publikimin e këngëve për të dëgjuar se si kjo histori e tyre do të shfaqet në muzikën e Stresit.

Next