“Më shumë se 50% e të martuarve në Shqipëri tradhtojnë!”/Dedektive Shkenda Lili TRONDIT me shifrat: E frikshme…

Eftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë detektivja private Shkenda Lili. Ajo ka folur më shumë për tradhtinë, si tradhtojnë njerëzit sot dhe me kë, si dhe rastet që e kanë tronditur atë më shumë gjatë punës së saj…

Ronaldo: Ke statistika se sa përqind e të martuarve tradhtojnë sot në Shqipëri?

Shkenda: Mos ta bëj shumë të madhe këtë pjesë, por një pjesë shumë e madhe kanë lidhje të dyfishta.

Ronaldo: Rreth 50%?

Shkenda: Do ta tejkalojnë, më shumë.

Ronaldo: Më shumë se 50% e shqiptarëve tradhtojnë, kanë lidhje paralele?! Kjo është e frikshme!

Shkenda: E frikshme? Kjo është e dëgjuar tashmë, e faktuar. A jeton në Tiranë ti? Ti shikon.

Ronaldo: Unë jetoj, shoh, por nuk kisha kaluar në statistika.

Shkenda: Po flasim me çka unë shoh dhe çka unë bëj, por që realisht është një përqindje e madhe që kanë një lidhje jashtëmartesore, qoftë një mashkull, qoftë një femër e martuar.

Next