“Shtëpitë janë 10 metra larg”- Banorët në protestë kundër kompanisë “KAYO”: Si mund të bësh prodhim armësh këtu?! Na i marrin pronat dhe ja japin Ardi Veliut që është në SPAK

Banorët e Kodër Babrrusë kanë dalë sot në protestë duke kundërshtuar ndërtimin e fabrikës së armëve në këtë zonë nga Kompania KAYO, që drejtohet nga Ardi Veliu.

Në një prononcim për mediat, një prej banorëve tha se shtëpitë janë vetëm 10 metra larg, ndërkohë që ligji e parashikon që duhet të jenë 1500 metra.

Sipas banorit, kompania po ja merr pronat dhe po ja jep Ardi Veliut, që siç u shpreh banori është në SPAK.

“Ja ku është shtëpia, 10 metra. Ku do bësh prodhim armësh këtu?! Ligji thotë 1500 metra larg këtyre. Po shteti pse na dha leje, sepse këtu janë me certifikatë. Kjo është padrejtësi. Këta janë më keq se Enver Hoxha. Këta marrin pronën tonë dhe ja japin Ardi Veliut. Veliu është në shqyrtim në SPAK dhe ja japin këtij. Enver Hoxha të paktën ndërtoi fabrika dhe uzina për të gjithë popullin”, tha banori i zones.

Next