Sot seanca për Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës i pranishëm në GJKKO! Pritet të vendoset nëse çështja do kalojë ose jo për gjykim

Në GJKKO zhvillohet sot seanca paraprake për kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ku do të vendoset nëse çështja do të kalojë ose jo për gjykim.

Në seancën e sotme është i pranishëm edhe vetë kryetari i bashkisë së Tiranës.

Veliaj ndodhet në paraburgimim që prej muajit shkurt dhe akuzohet për veprat penale si pastrim parash, mosdeklarim pasurie, korrupsion pasiv në 9 episode, shpërdorim detyre si dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli.

Next