Theu arrestin e shtëpisë për të vrarë biznesmenin/ Zbardhet e shkuara e një prej atentatorëve të Edmond Mëhallës

Prokuroria ka arritur të zbardhë vrasjen e biznesmenit Edmond Mëhalla në Elbasan, teksa ka shpallur në kërkim dy autorët e dyshuar të atentatit.

Mësohet se një prej tyre është Marselo Arani, një emër i njohur për autoritetet. 32-vjeçari ishte në arrest shtëpie për pastrim parash, ndërkohë që në muajin qershor, Prokuroria e Elbasanit i sekuestroi 14 pasuri në pronësi të tij. Arani rezulton i dënuar me vendim të formës së prerë në Itali, për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit. Gjatë hetimeve është provuar se ai ka kryer veprimtari kriminale në territorin italian.

Personi i dytë i shpallur në kërkim është Armando Kola, teksa deri tani janë arrestuar Xhino Ago, i dyshuar si bashkëpunëtor, pasi i ka dhënë automjetin njërit prej autorëve dhe roja i karburantit Kujtim Pisha, për moskallëzim krimi.

Next