Naldo Gjini që u shoqërua dje është arrestuar nga policia e Elbasanit. Ai akizohet si bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit Mondo Mëhalla.
Sipas burimeve mësohet se policia ka shoqëruar dhe po merr në pyetje edhe një tjetër person si të dyshuar si bashkëpunëtor në sigurimin e kushteve për të kryer vtasje.
Të njëjtat burime pohojnë se një person i tretë është shpallur në kërkim, i dyshuar si autori kryesor i vrasjes.
Vrasja e biznesmenit 43 vjeçar duket se është drejt zbardhjes, ndërsa grupi hetinor ka dyshime se shkak është bërë një konflikt i tij kohët e fundit.
