Ka përfunduar në barazimin “dramatik” 1-1 kryesndeshja e javës së 16 mes Dinamos së Zagrebit dhe Hajdukut të Spiltit mes 14 kartonë të verdhë. Goli i sulmuesit shqiptar Arbër Hoxha në minutën e 102 ka bërë që kryeqytetasit të shpërthejnë në festë.
Pikërisht finalizimi i anësorit të Kombëtares i mundësoi Dimamos mbrojtjen e kreut në kampionatin kroat edhe pas kësaj jave me 32 pikë, 1 më tepër karshi Hajdukut, teksa 27-vjeçari u vlerësua “Lojtari i Ndeshjes”.
Hoxha e nisi ndeshjen si titullar, pavarëssht dëmtimit që mori në takimin e datës 1 dhjetor kundër Goricës, duke treguar formë të mirë fizike.
Hoxha është lojtari i momentit te Dinamo e Zagrebit. Sulmuesi i Kombëtares po e udhëheq në garën për titull, ndërsa deri tani numëron gjashtë gola dhe dy asistime. Hoxha po ashtu ishte me fat, duke qenë se dëmtimi i ndeshjes së fundit nuk rezultoi asgjë serioze.
