Armando Broja do e nisë sot titullar me Bërnlin. Vendim surprizë, ndërsa në prag është ndeshja e Premier Ligës me Njukasëllin.
Është hera e parë, që Broja do e nisë nga minuta e parë në kampionat me Bërnlin. Ndeshja në transfertë është e vlefshme për javën e 15-të.
Njukasëlli është dukshëm favorit për këtë takim. Bërnli ndodhet në zonën e ftohtë dhe rrezikon seriozisht rënien duke pasur pesë humbje radhazi. Në të gjitha këto sfida, Broja ka luajtur si zëvendësues.
Mundësi e mirë për 24-vjeçarin që të kthehet te goli, pasi mungon prej vitit të kaluar në Premier Ligë. Broja ndërkohë kujtojmë se ka luajtur titullar në ndeshje zyrtare me Bërnlin, pikërisht ato që i përkisnin Kupës EFL./panoramasport
