Përleshje mes bandave për një laborator kanabisi në Angli, shqiptari dënohet me 14 vite burg

Mario Canaj është dënuar me 14 vite burg për rolin e tij në tentimin për të hyrë me forcë në një fabrikë kanabisi në Luton, një incident që shkaktoi përleshje të dhunshme mes bandave rivale.

Policia u thirr në orët e hershme të mëngjesit të 3 marsit 2021, pas raportimeve për të shtëna me armë zjarri dhe persona të përfshirë në një konflikt me armë të ftohta në zonën e Hallwicks Road.

Përleshja shpërtheu pasi disa burra tentuan të depërtonin në një banesë aty pranë që po përdorej si fabrikë kanabisi.

Mario Canaj, 39 vjeç, me adresë në St James Court, Coventry, u dënua të hënën (1 dhjetor) nga Gjykata e Kurorës në Luton. Ai u shpall fajtor për: konspiracion për prodhim kanabisi, posedim arme zjarri me qëllim rrezikimin e jetës dhe pjesëmarrje në dhunë të rëndë.

Tre persona të tjerë u dënuan më herët në vitin 2023 në lidhje me të njëjtin incident, përfshirë Gezim Brahimaj, 38 vjeç, nga Somersby Close, Luton.

Detective Sergeant Jo Goodson, nga Njësia e Krimeve të Rënda e Bedfordshire, Cambridgeshire dhe Hertfordshire, tha: Ky rast tregon vendosmërinë e jashtëzakonshme të oficerëve tanë. Kanë qenë pesë vite punë të palodhur për të siguruar këto dënime, duke përfshirë hetime të detajuara dhe bashkëpunim të gjerë ndërmjet ekipeve të ndryshme.

Ajo shtoi se dhuna e asaj nate ishte “tronditëse” dhe se policia ishte e vendosur të sillte para drejtësisë të gjithë përgjegjësit.

“Këto dënime japin një mesazh të qartë: krimi i organizuar dhe përdorimi i armëve të zjarrit nuk do të tolerohen në Bedfordshire.”

Next