Romancë mes dy djemve të BBV Kosova? Ish e dashura e banorit komenton afrimitetin mes tyre: Kurrë mos thuaj kurrë! Kur ishim bashkë më thoshte se i pëlqejnë…

Ish-e dashura Klodian Mihajt, banorit të “Big Brother Vip Kosova 4”, ka reaguar pas komenteve të shumta për afrimitetin e tij me një tjetër prej banorëve të shtëpisë, Londrimin, marrëdhënie e cila ka nisur spekulime se të dy ata kanë pëlqim për djemtë, e konkretisht për njëri-tjetrin.

Për të sqaruar këto dilema, ish-e dashura e Klodit, Michelle Veronesi, ka treguar se ai ka qenë gjithmonë një person social dhe miqësor.

“Ai kishte një marrëdhënie vërtet të mirë me një djalë tjetër në reality shoë-n ku ishim bashkë, gjithashtu ata ishin duke kaluar kohë bashkë. Unë po krahasoj dy miqësitë”, u shpreh ajo për Prive, duke theksuar diferencën mes miqësisë së ngushtë dhe një lidhjeje romantike.

E pyetur nëse ekziston mundësia e një romance apo afrimiteti fizik mes Klodit dhe Londrimit, ajo tha: “Nuk e besoj që do bënte çdo gjë me një djalë, ta puthte apo të bënte diçka tjetër, por kurrë mos thuaj kurrë. Mund të jetë gjithçka, por s’e besoj që do të jenë çift”.

Më tej ajo është ndalur edhe te preferencat që Klodi ka për vajzat. Ajo ka treguar se, nga ajo që njeh, dyshon se brenda shtëpisë së BBVK ai mund të ketë krijuar ndonjë pëlqim romantik.

Në fund, ajo la të kuptohet se çdo afrimitet, nëse lind, do të jetë më shumë iniciativë e vajzave sesa e tij.

“Unë nuk besoj se atij i pëlqen ndonjëra nga vajzat aty, sepse tipi i tij është një vajzë natyrale. Pa kirurgji, me pak grim, me të vërtetë i pëlqejnë vajzat e pastra dhe natyrale. Edhe kur ishte në reality shoë-n Too Hot to Handle më thoshte: ‘Më pëlqen ti me të vërtetë sepse je e vetmja vajzë natyrale’, por sidomos kur ishim bashkë donte që unë të dukesha elegante. Unë po i shikoja vajzat në shtëpinë e BBVK dhe i pashë si janë, atij me të vërtetë i pëlqejnë vajzat e pastra dhe natyrale. Nuk e di nëse prej tyre do të ishte tipi i tij, nuk besoj që po i pëlqen ndonjëra. Unë mendoj që nëse ndodh diçka aty mes tij dhe një vajze, do të vinte nga vajza, jo nga ai. Ato do të përpiqeshin të jenë me të”, tha ajo.

Next