Shqiptaro-amerikanja Suzanna Shkreli ka shpallur sot kandidaturën e saj për sekretare shteti të Michiganit.
38 vjeçarja Shkreli njoftoi se po i bashkohet garës demokrate për sekretare shteti, duke kërkuar të zëvendësojë demokraten Jocelyn Benson, e cila ka një mandat të kufizuar dhe kandidon për guvernatore.
“Ka shumë gjëra në lojë,” tha Shkreli për Detroit Free Press në një intervistë telefonike më 8 dhjetor. Duke përmendur një rritje të ekstremizmit dhe kërcënimeve ndaj të drejtave të votimit, “Unë me të vërtetë, me të vërtetë besoj se demokracia jonë është në rrezik,” tha ajo.
“Emri im është Suzanna Shkreli dhe sot po shpall fushatën time demokrate për Sekretare Shteti në Michigan.
Prindërit e mi erdhën në këtë vend për t’i shpëtuar autoritarizmit. Tani që të njëjtat kërcënime kanë zënë rrënjë këtu në shtëpi, jam gati të mbroj demokracinë tonë, të mbroj Kushtetutën tonë dhe të mbroj të drejtën e banorëve të Michiganit për të votuar”, shkroi ajo në rrjetet sociale.
Kush është Suzanna Shkreli?
Me rrënjë shqiptare dhe një karrierë të ndërtuar në Michigan, Suzanna është një avokate e përkushtuar për drejtësinë sociale dhe të drejtat e fëmijëve. Ajo është aktualisht Komisionere e Lotarisë së Michigan, një institucion që gjeneron miliona dollarë për arsimin publik. Rruga e saj drejt suksesit nuk është e zakonshme, përkundrazi, është një shembull frymëzues për të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.
Pas diplomimit në Oakland University dhe më pas në Cooley Law School, Suzanna nisi karrierën si prokurore ndihmëse në Macomb County, duke u specializuar në çështje që lidhen me dhunën dhe abuzimin ndaj të miturve. Përkushtimi i saj për drejtësinë e fëmijëve nuk ndaloi këtu, ajo ka drejtuar gjithashtu Reformën për Drejtësinë e të Miturve në nivel shtetëror. Ajo është gjithashtu një nga përfaqësueset kryesore shqiptare në politikën publike amerikane, duke bashkëpunuar ngushtë me guvernatoren Gretchen Whitmer për të nxitur politika gjithëpërfshirëse dhe efektive.
My name is Suzanna Shkreli and today I’m announcing my Democratic campaign for Secretary of State in Michigan.
My parents came to this country to flee authoritarianism. Now as those same threats take root here at home, I’m ready to defend our democracy, protect our Constitution,… pic.twitter.com/RzFm8q5vCQ
— Suzanna Shkreli (@SuzannaForMI) December 8, 2025
