Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur mbrëmjen e së martës qytetin e Shkodrës.
Ngjarja është regjistruar në lagjen “Skënderbeg”, ku sipas informacioneve paraprake, tritoli është vendosur pranë një biznesi lokal.
Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën për të kryer hetimet e para.
Deri tani nuk raportohet për të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë ende në vlerësim.
Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se po verifikohen kamerat e sigurisë dhe po mblidhen dëshmi nga banorët e zonës për të zbuluar rrethanat e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
Hetimet po vijojnë.
