Doli për peshkim me shokët, gjendet i pajetë një burrë në Velipojë

by editor

Një 70-vjeçar është gjetur i pajetë mëngjesin e kësaj të Hëne në bregdetin e Rrjollit në Velipojë. Sipas policisë, i moshuari kishte dalë ditën e djeshme për peshkim me shokët e tij. Paraprakisht dyshohet se ai ka pësuar arrest kardiak. “Rreth orës 07:50, në bregdetin e Rrjollit, është gjetur trupi i pajetë dhe pa shenja dhune, i shtetasit Y. H., 70 vjeç, banues në Tiranë, i cili ditën e djeshme, kishte dalë për peshkim me shokët e tij. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./tvklan.alAdoleshenti, i cili u dhunua me sende të forta mbërmjen e së dielës në Korçë, është transportuar në spitalin e Traumës në kryeqytet.

Advertisements

Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 12, Korçë pas një konflikt me disa bashkëmoshatarë të tjerë.

Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 12, Korçë pas një konflikt me disa bashkëmoshatarë të tjerë.

Advertisements

Njoftimi i policisë:

Mbrëmjen e sotme, në lagjen nr. 12, Korçë, gjatë një konflikti të çastit dyshohet me bashkëmoshatarë të tjerë, është dëmtuar në kokë me mjete të forta, një 14-vjeçar, i cili aktualisht po merr mjekim në spitalin e Korçës.

Në ambientet e Komisariatit ndodhen të shoqëruar disa persona të cilët po merren në pyetje.

Advertisements

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

You may also like