Bashkëpunoi me trafikantët, ky është shefi i komisariatit të Policisë në Laç i cili ra sot në pranga

Dritan Metaj është shefi i komisariatit të policisë në Laç, i cili u arrestua sot (9 tetor) nga policia me urdher te SPAK, në vijimësi të operacionit “Flakë në det”.

Advertisements

Metaj dyshohet se ka bashkëpunuar me një grup kriminal që operonte në trafikun e drogës.

Advertisements

Ndërkohë personat e shpallur në kërkim janë Gëzim Çela, banues në Fushë Kuqe; Arben Dalipaj, banues në Vlorë dhe Roland Guza, banues në Durrës.

“Policia e Shtetit ka ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shefin e Komisariatit të Policisë Laç, Dritan Metaj, ndërsa 3 shtetasit e tjerë janë shpallur në kërkim. Policia e Shtetit, në bashkëpunim me homologët dhe me agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare, po punon intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e tyre, pasi nga informacionet dhe verifikimet e deritanishme rezulton se këta 3 shtetas janë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë”, tha Rrumbullaku.