Çfarë pritet të ndodhë? Mark Frroku ende në burg, 4 akuzat e ngritura ndaj ish-deputetit

by editor

Ish-deputeti Mark Frroku dhe 3 persona të tjerë janë përfshirë në sherr me disa banorë të fshatit Shetaj për një pronë tek Kepi i Rodonit, ku u përdoren dhe sendet e forta si edhe armët.

Advertisements

Sherri nisi pas Frroku dhe të tjerët nisën rrethimin e tokës me pretendimin se përfaqësonin Kishën Katolike dhe aty bëhej fjalë për pronën e kishës.

Advertisements

Ish-deputeti ndodhet ende në burg, ndërsa veprat penale që rëndojnë mbi të janë ‘kanosje” dhe ‘moskallëzim krimi’.“Mbi Mark Frrokun Antonio Lazari, Pal Doda, Martin Lazeri, rëndojnë veprat kansoje, moskallëzim krimi, veprime që pengojnë zhvillimin e të vërtetës dhe prishjen e rendit dhe të qetësisë publike.

Është proceduar në gjendje të lirë, Ndue Sokoli, për kallëzim krimi, ndërsa Besnik Thoma i cili dyshohet se ka qëlluar me armë, është shpallur në kërkim dhe ende nuk është arrestuar.

Ndërkohë që për Bajram Kaculi, Erjon Reka, Orgito Reka, Ylli Reka janë akuzuar me vepër të rëndë penale, plagosje e rëndë me dashje dhe vetëgjyqësi. Këto janë deri më tani akuzat që rëndojnë mbi këta persona”.

You may also like