Flamuri shqiptar është parë duke u valvitur në brigjet e Tajlandës së largët
Advertisements
Nuk është një video e prodhuar nga fantazia e Inteligjencës artificiale me flamurin shqiptar i valëvitur në Tajlandë. Por një video reale nga celulari i një shqiptareje e cila është duke pushuar në plazhet e Patong Beach në Tailandë.
Advertisements
“Nuk e kam ide se përse flamujt shqiptarë ishin vendosur në këtë plazh. Natyrisht m’u bë qejfi dhe me shpejtësi e filmova”, tha për Top Channel, Albana Tola e cila është duke pushuar në këtë plazh me familjen.
“Me padurim e ndava me miqtë e mi në rrjetet sociale të cilët nuk e kanë fshehur kënaqësi për valëvitjen e flamurit shqiptarë ndërkohë që këtu ka njerëz nga e gjithë bota të cilët janë duke pushuar këtë fundviti”, tha ajo.