Arrestimi i dy personave për vrasjen e 25-vjeçarit në Athinë pas përplasjes mes dy grupeve shqiptare, Prokuroria jep detaje nga zbardhja e ngjarjes pas 16 vitesh! Si ndodhi krimi

by editor

Prokuroria Korçë urdhëron arrestimin e shtetasve G.L dhe A.T. të akuzuar për vrasjen e bashkëkombasit të tyre në Greqi në vitin 2008

Advertisements

Me urdhër të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, u arrestuan dy shtetasit G.L. dhe A.T. të akuzuar për kryerjen e veprës penale ‘Vrasja me dashje’ e kryer në bashkëpunim.

Advertisements

Shtetasit në fjalë, janë paraqitur më datë 07.05.2024 në ambientet e DVP-së Korçë për t’u pyetur në lidhje me përfshirjen e tyre në vrasjen e shtetasit A.Xh., më 23.12.2008, në Athinë, Greqi, për të cilën prokuroria po kryhen hetime të cilat janë rifilluar më 28.12.2013, në kuadër të procedimit penal 23.12.2008.

Nga veprimet hetimore si më lartë cituar, të kryera në dinamikë dhe në funksion të një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm të kësaj çështje penale, është krijuar një dyshim i arsyeshëm i bazuar në prova dhe indicie se nga ana e shtetasve G. L. dhe A. T. alias J.C., janë konsumuar elementë të veprës penale “Vrasja me dashje”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 76 e 25 të Kodit Penal, me viktimë të veprës penale shtetasin A.Xh.

Advertisements

Në këto kushte, u urdhërua nga prokurori i çështjes ndalimi i menjëhershëm i personave të dyshuar. Pas ekzekutimit të urdhrave të ndalimit, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, kërkoi caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” për shtetasit G.L dhe A. T. alias J. C., si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja me dashje”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 76 e 25 i Kodit Penal, me viktimë të veprës penale shtetasin A. Xh., me qëllim qenien e tyre në dispozicion të organit të hetimit, për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje kriminale.

Vrasja u krye në Athinë, Greqi, në lulishten “Karamali Kipseri”, ku pas një konflikti fizik midis dy grupe personash, shtetas shqiptarë, duke përdorur mjete të forta si thikë, dru (shkopinj), ka mbetur i vrarë shtetasi A. Xh.

You may also like