Nga vëllai i zhdukur në ’97, tek konfliktet/ Profili i “errët” i 47-vjeçarit që i shpërtheu makina në Mirditë

by editor

47-vjeçari u plagos pas shpërthimit me lëndë plasëse në makinën e tij.

Advertisements

Zbardhen të tjera detaje nga ngjarja e rëndë në Mirditë, ku Ledovik Syziu mbeti i plagosur pasi makina e tij shpërtheu sapo e ndezi për shkak të një bombe që ishte vendosur në të.

Deri më tani nuk dieht asgjë për autorët që kanë vendosur bombën, teksa 47-vjeçari njihej si problematik në fshatin e tij. Për këtë arsye policia po heton nëse ka patur ndonjë konflikt të kohëve të fundit ndërmjet tij dhe ndonjë banori te zonës.

Advertisements

Në dëshminë e parë të dhënë pasi ka marrë ndihmën mjekësore, Syziu ka deklaruar se nuk ka asnjë dijeni për autorët apo shkaqet, por ndërkohë janë thirrur për t’u marrë në pyetje edhe familjare të tij me qëllimin për të mësuar për ndonjë incident që mund të ketë patur i plagosuri.

Ky shtetas njihet si njeri problematik në fshat si dhe ka një vëlla të zhdukur që prej vitit 1997, i cili është i dyshuar si autor i disa ngjarjeve në vitin e mbrapshtë.

You may also like