Dalin pamjet e tërmetit të frikshëm në Japoni(Video)

by editor

Janë publikuar pamjet e tërmetit të frikshëm që goditi Japoninë jugperëndimore ditën e sotme. Pas tërmetit me magnitudë 7.1 Rihter, autoritetet dhanë alarmin për cunami.

Në videot e publikuara, shihen ndërtesat që lëkunden dhe sende qe bien nga raftet përtokë.

Advertisements

Fatmirësisht, nuk është raportuar për dëme në njerëz.

Gjithashtu, nuk ka pasur raportime për probleme në centralet bërthamore, u tha gazetarëve sekretari i kabinetit qeveritar Yoshimasa Hayashi.

Advertisements

Tërmeti ka ndodhur në orën 04:43 (ora lokale) jashtë prefekturës Miyazaki në ishullin e madh perëndimor të Kyushu, njoftoi JMA.

Menjëherë pas tërmetit, shërbimi i trenave me shpejtësi të lartë u pezullua.

Advertisements

You may also like