Një shqiptar u dënua me 20 muaj burg pasi u kap në një fermë kanabisi. Shqiptari Kristjan Nikolli 26 vjeç, sipas vendimit të gjykatës mund të shlyej gjysmën e dënimit, para se të përfitojë një lirim me kusht.
Advertisements
Por gjithashtu shqiptari mund të përballet me një urdhër dëbimi nga Home Office, pas kryerjes së dënimit.
Advertisements
Ai kishte rolin e një kopshtari në një vend të kthyer në një fermë kanabisi.
Krisjan Nikollit, 26 vjeç, iu ofruan 6,000 £ për t’u kujdesur për rritjen e kanabisit, e cila ishte ngritur në një shtëpi në Chorlton.
Advertisements
Policia e gjeti 26-vjeçarin shqiptar gjatë kontrollit në fermë. Nikolli, një emigrant i paligjshëm, i cili më parë ishte futur kontrabandë në vend, tentoi të arratisej nga një dritare e katit të parë.