Pas ndarjes nga Romeo Veshaj, ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Heidi Baci, njoftoi largimin nga emisioni “Goca dhe gra”, por mbeti për disa javë në Shqipëri, duke shkaktuar shumë dyshime te ndjekësit. Arsyet e largimit të saj u morën si të lidhura me kontratat që ajo po mbyllte, por tani duket se çdo gjë është zgjidhur.
Advertisements
Përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale, Heidi ka konfirmuar se tashmë është larguar përfundimisht nga Shqipëria dhe ndodhet në Itali, duke nisur kështu një fazë të re të jetës së saj. Nuk dihet ende nëse moderatorja do të tentojë rrugën e famës edhe në Itali, apo do të kthehet të punojë në punën e mëparshme.
Advertisements
Pas ndarjes nga Romeo, Heidi ka vendosur të largohet nga Shqipëria, duke hequr dorë kështu edhe nga karriera e saj si moderatore. Vendimin, ish-finalistja e “Big Brother” e bëri me dije në puntatën e fundit të sajën në “Goca dhe Gra”.
Fillimisht, doja të tregoja të gjithë mirënjohjen time për emisionin, për dyert që më ka hapur”, tha Heidi me emocion. Ajo sqaroi se ky largim është një vendim personal i marrë me kujdes dhe pa qëllim për të shkaktuar polemika.
Advertisements