Zbardhen detaje të reja nga ngjarja tronditëse që ka ndodhur në Florida të Shteteve të Bashkuara, ku një çift shqiptarësh nga Kosova janë gjetur të vrarë.
Advertisements
Pajtim dhe Sabrina Krasniqi, janë gjetur të pajetë në ballkonin e një apartamenti luksoz në Hallandale Beach. Dyshimet e policisë janë se 27-vjeçarja ka qëlluar 5 herë me armë zjarri bashkëshortin e saj 34-vjeçar dhe më pas i ka dhënë fund jetës. Motra e Pajtimit, Albana shkruan se kunata i tradhtoi dhe u shkatërroi familjen.
Advertisements
“Festën e Falënderimeve nuk e kalova me burrin dhe fëmijët e mi. Nuk e kalova me miqtë e mi. Këtë ditë e kalova me policët, hetuesit dhe lajmet që flisnin për vrasjen e egër dhe të pakuptimtë të vëllait tim të vogël nga gruaja e tij. Gruaja e Pajtimit zgjodhi t’ia merrte jetën vëllait tim, kur ajo e qëlloi me pesë plumba në kraharorin e tij.
Personit të cilin i besonte kaq shumë, personin të cilin e zgjodhi të kalonte jetën edhe ia mori. Ajo e tradhtoi atë, dashurinë dhe besimin e tij. Ajo e shkatërroi familjen time. Unë dhe vëllezërit e motrat e mia nuk do të jemi më kurrë njësoj. Jam e tmerruar që nëna ime nuk do ta kalojë kurrë këtë. Të dua përgjithmonë Pajtim”, ka shkruar Albana Krasniqi.